Ekskluzive: Haradinaj takohet me kancelaren Merkel!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim bilateral me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Londër.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, takimi është realizuar me dyer të mbyllura.

“Takimi ndërmjet Kryeministrit Haradinaj dhe Kancelares Merkel ka nisur pak çaste më parë dhe pritet të përfundoj shumë shpejtë”, u shpreh ky burim.

……………………………………………………………………………………………………………..
Video: Ja si e pësoi Ramush Haradinaj në oborrin e familjes Musaj në Strellc

……………………………………………………………………………………………………………..
Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë por, temë e diskutimit në këtë takim mund të ketë qenë vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, në Londër, ka vazhduar pjesa e dytë e sesionit të parë e udhëhequr nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, që për temë diskutimi ka çështjet e sigurisë dhe migrimit, politikën e jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj, ka folur për të kaluarën, duke thënë se dhimbjet e saj ende janë të thella.

Çdo ditë e vetme në Kosovë është një përvjetor i përkujtimit, megjithatë, ne nuk do të mbetemi peng i së kaluarës”, tha kryeministri Haradinaj.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, i 5-ti me radhë ka vazhduar punimet edhe në orët e pasdite me sesionin e dytë, që është udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE