Ekskluzive: Këto do të janë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas projektligjit të ri për paga (Dokument)

Qeveria e Kosovës e ka hartuar projektligjin për pagat, i cili nuk do të lë më mundësinë e abuzimit me rritjen e pagave, por do t’i përcaktoj pagat e të gjitha kategorike të personave që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Portali Veriu.info ka siguruar projektligjin e hartuar nga grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike, ku janë të përcaktuar koeficientët.

Gjyqtarët dhe prokurorët janë ndër më të favorizuarit e këtij projektligji, sipas të cilit kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të ketë pagë 2390 euro, pasi ka koeficientin 10 dhe një koeficient paguhet me 239 euro.

Sipas projektligjit të siguruar nga Veriu.info, e që pritet brenda pak ditësh të miratohet në mbledhjet e radhës të Qeverisë, Kryetar i Gjykatës Supreme, Kryeprokuror i Shtetit, Kryetar i Këshillit Gjyqësor dhe Kryetari Këshillit Prokurorial e kanë koeficionin e pagës 9, që do t’iu bie të marrin pagë prej 2151 euro.

Këta janë koeficientin e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët do të shumëzohen me 239 euro.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE