Ekskluzive: Kjo është aktakuza e Agim Ademit, kërcënim me vrasje e rrahje për ndërtim të banesave

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK), Agim Ademi është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ai është dënuar me burgim.

Fadil Ademi është dënuar me 9 muaj burgim për veprën ‘Detyrim në Tentativë’ nga Gjykata Themelore e Prishtinës,  Departamenti për Krime të Rënda.

Bashkë me Ademin është dënuar Muharrem Rama, atij ju është shqiptuar masa e burgimit në kohëzgjatje prej 1 viti.

Aktgjykimin në këtë rast e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Në mesin e Gushtit të vitit 2012 i akuzuar Muharrem Rama kishte sulmuar fizikisht Dritëro Kadollin në zyrën e tij, ku i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe thyer dhëmbët.

Në këtë incident që po po mundohet të mbahet i fshehur nga publiku janë involvuar edhe njerëz të LDK’së, ku ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamit kishte qenë hisedarë në këtë konflikt.

Dritro Kadollit ju ishin premtuar ndërrimi i statusit të paluejtshmërisë, nga tokë e gjelbëruar në tokë ndërtimore, lidhjet i kishin përmes Sabri Hamitit në Asamblenë Komunale të Prishtinës, mirëpo për këto benefite ai do të duhej të dhuronte një veturë të tipit ‘BWM X5’ apo 30 mijë euro.

Mirëpo kur ky i fundit u tërheq, aty filluan kërcënimet me vrasje dhe rrahja në zyrën e tij.

Gazeta Metro në vijim do të sjellë edhe audio-incizimet e telefonit të siguruara nga Prokuroria, mesazhe telefonike dhe disa fakte të reja ku përfshihen Agim Ademi, Muharrem Rama dhe Sami Hamiti nga LDK.

Si rrodhi ngjarja?

Gjykata në bazë të provave të administruara ka konstatuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale të detyrimit të mbetur në tentativë.

Kurse, ka thënë se aktgjykimi refuzues është shpallur për ushtrim të ndikimit, për shkak të parashkrimit absolut, pasi sipas gjykatëses Musliu-Selimaj, kjo vepër pretendohët se është kryer gjatë kohës sa ka qenë në fuqi Kodi i Përkohshëm Penal, i cili është më i favorshem se Kodi i ri Penal, që parasheh dënim më të lartë për këtë vepër.

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12  korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Pikërisht për këtë pikë të aktakuzës, Hamiti ka deklaruar se asnjëherë nuk kishte takuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, e që as nga ai, e as nga të akuzuarit Ademi dhe Rama, nuk kishte pranuar ndonjë veturë.

Hamiti mohoi që kishte pranuar veturë “BMW X5” nga të akuzuarit, duke shtuar se ai kishte tentuar ta blinte një veturë të tipit “Audi Q7”, të cilin ia kishte sjell i akuzuari Ademi.

“Unë një “Audi Q7” e kom provu, Agimi u ardh më ka marrë në shpi e unë kom vozitë me të deri në Batllavë për të parë se a më përshtatet, por më pas s’kam qenë i interesum me ble e përmes telefoni e kom njoftu Agimin se nuk do ta marrë. Me sa më kujtohet vetura ka kushtu 25 ose 26 mijë euro”, tha Hamiti../gazetametro.net

SHPËRNDAJE