Ekskluzive: LDK vendos t’i ‘hakmerret’ Vjosa Osmanit, merr vendimin e papritur në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, u mblodh sot me arsyen e procedimit të nismave ligjore për pandeminë.

“1.1.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.  1.2.Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19”, 1.3.Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007”.

Gazeta inFokus më herët përmes burimeve të sigurta raportoi që kundër këtyre nismave Vjosa Osmanit dolën nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa, tash, Gazeta inFokus, mëson nga burimet që LDK, veçse ka lëshuar sallën e kryesisë së Kuvendit, pas mospajtimeve me nënkryetarën e tyre, Vjosa Osmanin.