Ekskluzive: Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses, sot merret vendimi i shumëpritur

Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin për të ardhmen politike në vend.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aktualisht gjyqtarët janë në mbledhjen finale, pas së cilës pritet të bëhet publik vendimi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj.

Gjykata pritet të qartësojë se a ka të drejt që partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit të formojë Qeverinë e re, apo këtë të drejt e gëzon vetëm partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Të gjitha partitë dhe liderët kanë thënë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç Lëvizjes Vetëvendosje që kanë thënë se nuk mund të pranojnë ndonjë vendim jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE