Ekskluzive: Mësohet në cilën ditë do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes VV dhe LDK

Të martën, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Kështu bëjnë të ditur burimet të Insajderit, kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, teksa këta janë 32 deputetët e saj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE