EKSKLUZIVE: Nga brenda mbledhjes së GP të LDK-së: Deputetët që po e kundërshtojnë mocionin (Emrat)

Nga burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së merret vesh se janë katër deputetë që po e kundërshtojnë procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.

“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”, tha ky burim.

Pos Osmanit, siç merr vesh Gazeta Blic në mbledhje kundr mocionit ka qenë edhe deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka, Ardian Shala dhe deputetja Marigona Geci, qika  e Gani Gecit.

“Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim.

Ndryshe, para pak orësh u raportua se ka thyerje në LDK, në lidhje me procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

SHPËRNDAJE