Ekskluzive: Policia e Kosovës kap në Jarinje sasi të madhe droge

(16:35 – I plotësuar) Veriu.info mëson s3 pas kontrolleve të detajuara të automjetit, policia ka gjetur edhe 14 paketime të tjera me mariuhanë, që rrit numrin e tyre në gjithsejt 24.

———————

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje sot rreth orës 14 kanë gjetur dhjetë paketime me narkotik të llojit mariuhanë.

Veriu.info mëson se ky aksion i policisë është zhvilluar në kuadër të planit operativ ”Ditët e veprimit të perbashktë – Tetor 2017”

Sipas burimeve të sigurta të portalit Veriu.info, narkotikët janë gjetur në automjetin “Peugeot  307”, të cilën ishte duke e drejtuar M. Aleksijevic, banor i Serbisë.

“Për momentin janë të arrestuar dy persona, shtetas të Serbisë”, thotë burimi i Veriu.info.

Mëson se në vendin e ngjarjes po pritet të dalin edhe njësitet e specializuara për narkotik të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje edhe shumë herë të tjera ka realizuar aksione të suksesshme, duke konfiskuar drogë dhe armë./Veriu.info