Ekskluzive: Veriu.info siguron listën e 151 kandidatëve të PDK-së të zgjedhur në Këshill Drejtues (Dokument)

Pas përfundimit të Konventës së PDK-së dhe pas përfundimit të numërimit të votave, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe Rregulloren e Punës së Konventës dhe procedurave të numërimit, është tabuluar rezultati për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues, raporton Veriu.info

Në dokumentin e rezultatit të siguruar ekskluzivisht nga Veriu.info, Lista e Këshillit Drejtues thuhet se është në përputhje me nenin 13.5, të Rregullores së Zgjedhjeve, ku aty ceket se në secilën degë ku PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale mbi 500 vota, do të ketë së paku një anëtar në Këshillin Drejtues (më të votuarin).

Me tej në këtë dokument të nxjerrë nga PDK-ja thuhet se maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues, nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që kishte dega në konventë (më të votuarit). Po ashtu më nenin 15.7, thuhet që në Këshillin Drejtues, duhet të jenë zgjedhur minimum 30 % nga të dy gjinitë.

Dokumenti i siguruar nga Veriu.info tregon janë përdorur tri kuota: a) kuota gjinore 30 %; b) kuota e degëve, degët ku PDK-ja ka mbi 500 vota të kenë një anëtar; dhe c) Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që ka dega në konventë.

Gjithashtu theksohet se në secilin shtet ku PDK-ja ka përfaqësim me degë jashtë vendi, përfaqësohet me nga një anëtar, nga ai shtet për Këshillin Drejtues, shkruan Veriu.info.

Ja lista e 151 anëtarëve të Këshillit Drejtues:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE