Eksperti amerikan reagon pas arritjes së koalicionit, ia kujton Kosovës deklaratën e presidentit Clinton: Ne e fituam luftën, por vetëm ju mund ta fitoni paqen

Sot në orët e paraditës kryeministri në ardhje dhe kryetari i LVV, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media konfirmuan arritjen e marrëveshjes për koalicion mes LDK e LVV, shkruan Veriu.info

Nuk u desh shumë kohë që pas këtij konfirmimi të vijnë reagime nga personalitete të ndryshme e jetës publike.

Ndër ata që kanë reaguar dhe kanë përshëndetur arritjen e koalicionit është edhe profesori amerikan për Punë të Jashtme në Universitetin e New York-ut, Alon Bon-Meir.

Në një shkrim në Facebook, ai ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes duke thënë se një ditë e re politike ka lindur në Kosovë.

Në fund, ai ua rikujtoi kosovarëve deklaratën e famshme të presidentit amerikan, Bill Clinton, gjatë një fjalimi të tij në Kosovë menjëherë pas çlirimit të vendit: “Ne e fituam luftën, por vetëm ju mund ta fitoni paqen”.

Postimi i profesorit, i përkthyer:

“Eshtë një ditë e re politike që po lindë në Kosovë – më e reja, por një vend me telashe në Evropë. 20 vjetët e fundit u dalluan nga qeverisja e keqe, papunësia e lartë, dhe korrupsioni i madh brenda dhe jashtë qeverisë.

Ata që dikur trimërisht luftuan për lirinë e vendit dështuan të ndërtojnë një demokraci funksionale në gjendje për t’i adresuar aspiratat e popullit.

Në udhëtimin e tij të parë në Kosovë pas përfundimit të luftës mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton iu tha shqiptarëve të Kosovës të mbledhur, “Ne e fituam luftën. Por dëgjoni: Vetëm ju mund ta fitoni paqen. Koha e luftimeve ka shkuar”” /Veriu.info