Eksperti i komunikacionit fsheh shkakun e aksidentit

Ky është limiti i shpejtësisë në këtë rrugë afër Kijevës, para hyrjes në autostradë.

Mirëpo vozitësi Ymer Kastrati, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, goditi Shkelqim Zogajn duke I shkaktuar 16 vjecarit, lëndime të rënda.

Tash I riu nga Malisheva është në gjendje më të mirë shëndetësore, por ajo që po shqetëson familjen e tij është ekspertiza që I është bërë këtij aksidenti të ndodhur në shtator të këtij viti.

Në këtë hetim të kryer nga një ekspert komunikacioni thuhet ndryshe nga gjendja faktike.

‘Lëvizja me shpejtësi rreth 85km/h e cila ishte më e madhe se sa ajo e kufizuar 60km/h, është shkaktari i këtij aksidenti të trafikut’, thuhet në këtë ekspertizë.

Për këtë arsye, babai i Shkëlqimit, Faik Zogajt po kundërshton mendimin e këtij eksperti.

Zogaj paralajmëron kallëzim penal ndaj ekspertit në fjalë.

“Sheja asht 40, aty e kanë shkru 60km/h limitin, shenja tregon 60. Kjo asht padrejtësi…”.

Pos tjerash, në ekspertizë thuhet se një pjesë e fajit i takon këmbësorit i cili nuk ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë.

Por një vendkalim i tillë nuk ekziston përgjatë rrugës që lidh Kijevën dhe fshatin Mleqan, aty ku lidhet në autostradën Pejë-Prishtinë.

‘Nuk ka kërkah vendkalim, fmija dikah duhet me kalu…’

Edhe përfaqësuesi ligjor i Shkëlqim Zogajt, avokati Bekim Kryeziu, tha prapa kamerave për Televzionin se kanë dërguar ankesë në Prokurorinë në Gjakovë dhe kërkojnë një ekspertizë të re.

Në lidhje me këtë rast, dhe bazën ligjore që mund të ndiqet, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku Shehu përmes një përgjigje me shkrim për Televizionin Shtatë, thotë se pala ka të drejtën e kërkimit të një ekspertize të re.

Yllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë

‘Çdo palë ka të drejtë të mos pajtohet me rezultatin e ekspertizës. Edhe në këtë rast pala e dëmtuar ka të drejtë të caktojë një ekspert tjetër të komunikacionit sipas zgjedhjes së tij, por nëse kjo ekspertizë del kontradiktore me ekspertizën e Prokurorisë, atëherë Prokuroria mund të kërkojë superekspertizë’

Ndërkohë, pas aksidentit, Shkëlqim Zogaj ishte operuar në Qendrën klinike Universitare të Kosovës dhe për 22 ditë kishte qëndruar në gjendje kome.

Tani ai po trajtohet në shtëpi, dhe së shpejti ka edhe një operim tjetër në pjesën e kokës.

SHPËRNDAJE