Ekzagjeron Haradinaj: Dhash dorëheqje që të mos ndahet Kosova

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon me deklaratat e tij se ka shpëtuar Kosovën nga ndarja e saj, ani pse nuk po ofron asnjë fakt apo dëshmi për këtë.

Ndonëse Haradinaj që disa herë po jep versione të ndryshme pse dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit, tani po thotë se dha dorëheqje që të mos ndahet Kosova.

“Ftesa për Gjykatë ishte veprimi i fundit, përpara kësaj u përdorën plotë metoda të ndryshme të presioneve të ndryshme diplomatik, politikë e medial e të natyrave të ndryshme, e kur e panë që ajo nuk realizohet dot ndodhi pastaj kërcënimi përmes Gjykatës Speciale, atëherë për mos me i dhënë avancim këtij kërcënimi , unë i kam dhënë përgjigje me dorëheqje dhe ia ktheva popullit mandatit, unë rrugë për të qëndruar kryeministër kisha por në dëm të vendit”, tha Haradinaj.

“Ata që kishin këtë instrument në dorë mund të avanconin kundër vendit tim, ai ishte një dëshmi se ne të gjithë mund t’i diciplinojmë ose të gjithë i detyrojmë mena ndëgju dhe sikurse ta ulesha kokën dhe të pranojsha procedura të padinjitetshme do të ishin kundër integritetit të Kosovës dhe ishin për ndarje të Kosovës”, tha Haradinaj për Ora News, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj tha se Kosovës i bëri shumë të mira gjatë kësaj Qeverisje dhe nuk lejoi ndarjen e Kosovës./gazetametro.net

SHPËRNDAJE