Elektorati mund ta ndëshkojë ashpër LDK-në

Sociologu e opinionisti Fadil Maloku ngërçin politik në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk e sheh si gatishmëri të tyre për të shkuar në zgjedhje të reja, e as për ndonjë plan tjetër rezervë.

“Sepse, thjesht si të tillë s’ka”, ka thënë ai, në një postim të tij në Facebook.

“Arsyet e vetme për mos shkuarje s’janë vetëm penalltitë (morale, por, edhe ato politike) dhe ndëshkimet e elektoratit racional, i cili LDK-në, mund ta dënojë ashpër shkaku jogatishmërisë për ‘kompromise’”, ka thënë Maloku.

“Por, në kalvarin e ndëshkimit moral (jo edhe aq politik) s’mund të amnistohet as LVV-ja. Dhe atë, jo për ndonjë shkak tjetër, sa shkaku i naivitetit dhe jodjallëzisë për ta finalizuar qeverisjen me ‘rugovistët’ e djallëzuar”, ka shtuar më tej.

Postimi i plotë:

Ngërqi politik, momentum artificial dhe i panevojshëm🤔!

1. Unë kete ngerq nuk e shoh si gatishmēri per të shkuar ne zgjedhjet e reja, e as për ndonjë plan tjetër rezervē B. Sepse, thjesht si të tillë s’ka.

2. Arsyet e vetme për mos shkuarje s’janë vetëm penalltitë (morale, por, edhe ato politike) dhe ndëshkimet e elektoratit racional, i cili Ldk-n, mund ta dënoj ashpër shkaku jogatishmërisë për “kompromise”.

3. Por, në kalvarin e ndëshkimit moral (jo edhe aq politik) s’mund të amnestohet as LVV-. Dhe ate, jo për ndonjë shkak tjetër, sa shkaku i naivitetit dhe jodjallēzisë pēr ta finalizuar qeverisjen me “rugovistët” e djallëzuar!

SHPËRNDAJE