Elvis Naҫ publikon foto me princeshën e tij, me kaq dashuri po e puth ajo

Hoxha Elvis Naçi ka shumë simpati nga besimtarët myslimanë dhe ka pas vetes shumë prej tyre që çdo herë janë prezent në ligjeratat e tij.

Elvisi nuk nguron që të jetë pranë publikut bashkë me të gjithë familjen e tij, të cilën e prezanton si gjënë më të vlefshme që mund të posedojë njeriu

Ai për të ndarë momentet më të bukura me gruan dhe fëmijët e tij shpesh përdor edhe rrjetet sociale ku ndiqet nga mijëra persona.

Edhe sot ai ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me vajzën e tij, e cila po e puth babin me shumë dashuri.

“Ҫaste te bukura me Asjan e vogel!”- ka shkruar Elvisi në postimin e tij./ORAinfo/

SHPËRNDAJE