Emocionuese, kështu përcillet mësuesi në Malishevë me rastin e pensionimit! (VIDEO)

Një mësues në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës është përcjellë në mënyrë të veçantë me rastin e pensionimit të tij.

Feim Krasniqi, mësues që 44 vite shërbeu për arsimin në Malishevë u përcoll nga kolegët e nxënësit duar me duar teksa po dilte nga shkolla fillore ‘Emin Duraku’.

Siç edhe shihet në këtë video, të gjithë nxënësit janë bërë rresht dhe presin me radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësuesit të tyre./Indeksonline/

VIDEO

Malishevë: Emocionuese… kështu respektohet mësuesi!Me rastin e përcjelljes në pensionim të mësuesit Feim Krasniqi, që për 44 vite nuk u ndalë së kontribuuari për arsimin në Malishevë.Një shembull i shkëlqyer për respektin ndaj mësuesit dhe kontributin e mësimdhënësit, Feim Krasniqi.Një BRAVO për këtë organizim për stafin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Dragobil.

Publiée par Malisheva Magazine sur Jeudi 7 février 2019

SHPËRNDAJE