Tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ ishin të jashtëzakonshëm gjatë tërë ndeshjes, ku në të shumtën e rasteve ishin më të zhurmshëm se vendasit.
Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Çekisë në ‘Doosan Arena’ me rezultatin 2-1.
Kosova ishte në avantazh pas golit të Atdhe Nuhiut në minutën e 49’të – por golat e Kral dhe Cetutska shuan shpresat tona.
Pas ndeshjes, lojtarët shkuan tek Dardanët, të cilët i pritën ngrohtësisht dhe atë me kore emocionale.“Faleminderit”, ishte kori i Dardanëve pas humbjes nga Çekia.