Emona City mashtron konsumatorët (Foto)

Mashtrimet me oferta për zbritje në marketet kosovare nuk kanë të ndalur, të cilat po tentojnë që me çdo kusht t’i joshin konsumatorët.

Në këto foto të dërguara nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se si marketi Emona City ka bërë një zbritje të rrejshme. Përderisa shkruan se këto biskota janë në zbritje prej 19%, shihet se kjo është mashtrim, pasi që çmimi fillestar ka qenë 1.99 euro, njëjtë sa është edhe me “zbritje” 1.99 euro.


Duke se sa më shumë që po ofrohen festat e fundvitit, mashtrimet vetëm sa po rriten./Veriu.info




SHPËRNDAJE