Në Fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj burri dyshohet ka goditur gruan e tij me thikë, ende nuk dihen motivet.
Mëngjesi i të mërkurës ishte shokuese për banorët e fshatit Klinë e Ulët më Skenderajt.
Krejt kjo pas një krimi që ndodhi në këtë vendbanim.
Një 36 vjeçare me inicialet Q.R nga ky fshat mbeti e therur me thikë.
Madje, ajo ishte goditur 10 herë me mjet të mbrehët.
Për gjithë këtë veprim i dyshuar është burri i saj.
Ekipi i T7 ishte ne vendin e ngjarjes , por familjarë nuk pranuan të flasin para kamerës.
Viktima e këtij rasti është transferuar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor .
Gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, por duhet kryer edhe disa ekzaminime mjekësorë.
Këtë e konfirmoj për T7 mjeku Agim Berisha nga Kirurgjia Plastike edhe ku është e shtrirë viktima.
Menjëherë pas rastit, i dyshuari është arrestuar nga policia.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.
Prokurori i rastit Nijazi Rexha tha se i dyshuari ka vendosur të mbrohet në heshtje
Deri me tani ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja , dhe motivet që quan në kryerjen e këtij akti.