Ende nuk është konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, çfarë thonë nga Dhomat e Specializuara?

As për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn aktualisht nuk ka të planifikuar ndonjë seancë.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk kanë njoftuar ende, nëse aktakuza për krime lufte ndaj të parit të shteti e kreut të PDK-së është konfirmuar apo hedhur poshtë.

E si duket, edhe pas disa ditësh pasi afati ka skaduar, nuk ka asnjë të re në lidhje me këtë çështje.

Së paku, kështu kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuara, të cilët thonë se nuk as një të re në lidhje me aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit.

“Nuk ka asnjë azhurnim në këtë kohë në lidhje me akuzën referuar në deklaratën e Prokurorit të Specializuara, të 24 qershorit. Në qoftë se dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Detajet në lidhje me një aktakuzë, nëse ajo konfirmohet, do të ishin në dispozicion kur një aktakuzë të bëhet publike, së bashku me çdo ndryshim të nevojshëm, jo ​​më vonë se paraqitja fillestare e të akuzuarit.”

Pos kësaj, T7 ka pyetur Dhomat e Specializuara, edhe rreth situatës juridike të krerëve të Ovl e UCK-së.

Koordinatori për informim i Dhomave të Specializuara ka thënë se aktualisht nuk ka të planifikuar ndonjë seancë.

Ndërsa ka shtuar se, i takon gjykatësit të procedurës paraprake, që të vendos për mocionet e ngritura nga mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Aktualisht nuk ka seanca të planifikuara publike për z. Haradinaj dhe z. Gucati. Nasim Haradinaj kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar para Gjykatësit më 29 Shtator 2020 dhe Hysni Gucati kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar në 1 Tetor 2020. Gjatë këtyre seancave, Gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të jepte ndonjë indikacion për hapat e ardhshëm procedural , përfshirë edhe kur Prokurori planifikon të ngritë aktakuza, duke pasur parasysh që Gjykatësi priste që procesi gjyqësor të ishte i drejtë dhe i shpejtë. Në të dy seancat, mbrojtësi ka ngritur propozime, duke përfshirë akuzat që do të hiqen dhe që të dyshuarit të lirohen. Gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të paraqesë përgjigjen e tyre ndaj këtyre propozimeve. Tani i takon gjyqtarit të vendosë për këto mocione.”

Më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, si dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.