Ende s’ka përfunduar asgjë, ja skenarët që shpallin kampion Bayernin dhe Dortmundin

Shumë menduan se tashmë Bayerni do të ishte duke festuar një titull tjetër në Gjermani.

Por pas barazimit në fushën e Leipzigut dhe suksesit në të njëjtën kohë të Dortmundit ndaj Dusseldorf, çdo gjë do të vendoset në javën e fundit.

Aktualisht bavarezët kanë 75 pikë, ndërsa skuadra e Favres 73 pikë.

Javën tjetër Bayerni do të luajë ndaj Frankfurtit në shtëpi dhe me një pikë do të dilnin kampion, pasi ka një diferencë më të mirë golash. Por vetëm e thjeshtë nuk do të jetë kjo ndeshje, pasi Frankfurti do të jetë në garë për vendin e katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër Dortmundi ka vetëm një skenar, që e shpall kampione. Të fitojë jashtë fushe me Gladbahun dhe të humbasë Bayerni.

Do të jetë një fundjavë e jashtëzakonshme me shumë emocione, ajo që vjen për fansat e futbollit gjerman.

SHPËRNDAJE