Enver Hasani godet fort Hashim Thaçin, për deportimin e “Gylenistëve”, ja çka i zbulon

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka goditur krerët e vendit në lidhje me rastin e arrestimit të 6 shtetasve turq, që dyshohet se janë pjesë e grupit të Gulenit.

Sipas tij, është absurde të thuhet se shefi i Agjenicsë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi ka marrë vendim koke në vete.

“Une Driton Gashin kam pasur rast ta kem student. Mirëpo, është e pamundur që ai të narrë vendim pa dijeninë e udhëhësve të vendit”, tha ai në një intervistë në RTK, raporton Gazeta Blic.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Sipas tij, presidenti i vendit nuk e ka asnjë kompetencë ekzekutive autonome.

Hasani ndër të tjera ka theksuar se komisioni hetimor parlamentar duhet kësaj çështjeje duhet t’i shkoj deri në fund.

Ish – kreu i instancës me të lartë të drejtësisë në vend, ka theksuar se instituciont e Kosovës do të duhej të argumentonin Erdoganit arsyet përse nuk do të mund të dëbonin shtetasit turk.

SHPËRNDAJE