Enver Hasani i krahason këta zyrtarë shtetërorë me Millosheviqin dhe Lukashenkon

Zyrtarët të cilët Enver Hasani po i padit i krahason me Sllobodan Millosheviqin dhe Aleksandër Lukashenkon.

Ai në Rubikon të KTV-së ka folur për kallëzimin penal ndaj kryeprokurorit Lumezi, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi si dhe ndaj zyrtarit policor Avni Namani.

Ai thotë se njëjtë bënin ata kur donin që në mënyrë administrative ta heqin dikë nga rruga.

Hasani përmendi rastin e Hashim Rexhepit, për të cilin thotë se është i sigurt që ishte i montuar.

“Në jetën time me Hashim Rexhepin kafe s’kam pi, rastësisht kam pasur qasje në informata atëherë dhe në deklarata të njerëzve, sot më vjen keq kur i shoh në televizion, s’i s’kanë turp për fjalët që i kanë thënë për të”, ka thënë .

“Kjo ka ekzistuar në vendet komuniste për ta nxjerrë nga loja në mënyrë administrative njerëzit që të pengojnë”.

SHPËRNDAJE