Episodi i “The Simpsons” në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin – nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut

Shfaqja e animuar “The Simpsons” ka një histori të çuditshme që të parashikojë ngjarjet në botë, dhe në dukje ata duket se kanë parashkuar diçka të ngjashme me coronavirusin në vitin 1993, ku në një nga prodhimet e tyre tregohet se si një grip vrasës goditi qytetin Springfield.

“The Simpsons” ka një histori të parashikimit të ngjarjeve botërore dhe rezulton se shfaqja me saktësi e parashikoi edhe virusicn COVID-19, shkruan The Mirror.

Shfaqësi i komedisë vizatimore, Mike Reiss, dërgoi fansat në një tërbim pasi ai ndau me ta në rrjetet sociale një video të episodit të 21-të nga sezoni i katërt i shfaqjes.

Episodi tregon se si banorët e qytetit Springfield infektohen nga një virus vdekjeprurës nga Japonia, i quajtur Grip Osaka.

Reiss shkroi: “E gjithë shfaqja ‘The Simpsons e parashikoi atë’ gjë, është pa kuptim, por The Simpsons e parashikoi atë”.

Episodi tregoi se Homeri dhe Marge së bashku me pjesën tjetër të banorëve të Springfield bëhen të varur nga lëngjet, dhe kështu ata porositin shtrydhëse frutash nga Japonia.

Por kur i hapin kutitë që iu arrijnë me postë, brenda tyre gjenden mikgrobet e gripit Osaka dhe arrijnë të përhapin sëmundjen deri në Springfield.

Ndërsa shpërtheu gripi masiv, qyteti zbriti në kaos.

Blerja e mjeteve parandaluese si shkas i panikut u paraqit në episod, pasi banorët e qytetit nxituan të blinin gjithçka që mund të merrnin në duart e tyre.

Edhe pse coronavirusi është në fazat e tij të hershme në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e dyqaneve kanë shitur vazhdimisht ilaçe dhe letër higjienike ashtu siç kishin parashikuar “The Simpsons”.

Në episod, fëmijëve me simptoma u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi nga shkolla dhe Bart është zemëruar pasi ai ndjehet mirë me shëndet dhe do që të shkojë në shkollë.

Ai arrin të bindë sistemin e tij imunitar të heqë dorë nga gripi vdekjeprurës dhe më në fund lëshohet nga shkolla kur temperatura e tij rritet.

Një skenë tjetër tregon se Z. Burns është duke zbritur në një bunker special, ku ai planifikon të largojë shpërthimin e virusit përmes izolimit.

Sidoqoftë, kur shkon në kasafortën nëntokësore, ai e gjen Homerin tashmë atje duke u tallur me furnizimet e tij.

Është një parashikim i mprehtë i një historie e cila u shfaq këtë javë duke zbuluar se super të pasurit ishin duke u larguar nga bunkerët e katastrofave për t’u izoluar në luksin total.

Sidoqoftë, nuk ishte vetëm ky episod që parashikoi coronavirusin – filmi “Spin-Off” i vitit 2007 madje mund të ketë konfirmuar diagnozën dhe izolimin e Tom Hanks.

Aktori 63-vjeçar, ikonë e Hollylloodit bëri një paraqitje vizuale në filmin “The Simpsons” – i cili gjithashtu parashikoi që Donald Trump do të bëhej president, si dhe ndërtesa ikonike e Shardit në Londër do të realizohej.

Skena në fjalë tregon se Hanks reklamon një kanion të madh të ri, pasi ai pretendon që “Qeveria amerikane ka humbur besueshmërinë e saj, kështu që po merr hua disa nga minat”.

Tom dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson zbuluan të enjten si kishin dalë pozitivë në testimet për coronavirus, duke thënë se ata të dy janë detyruar të izolohen pas një seri dhimbjesh, të dridhura dhe ftohje.

SHPËRNDAJE