Eroll Salihu demanton Agim Ademin

Pas shpalljes fajtor për krim nga Gjykata Agim Ademi, i cili u dënua me 9 muaj burg, ai për të blerë qetësinë e klubeve kishte thënë se UEFA ka marrë vendim, që Kosova të paraqitet me tri ekipe në Evropë. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Eroll Salihu, ka thënë se kjo gjë nuk është ende zyrtare.

Federata po kalon një situatë kaotike pas dënimit te Agim Ademit, ai ka shkarkuar krejt komisionet, ka emëruar komisionet e reja, të cilat ende nuk janë bërë publike në web faqen e FFK-së.

Kampionati po starton, por nuk dihen komisionet dhe organet që udhëheqin me garat. Ishte premtuar reformim, por duket se do të këtë vetëm degradim./FaktePlus

SHPËRNDAJE