Eskalon debati në televizion: Kërko falje ose të nxerri jashtë studios

Debate të forta kane shoqeruar emisionin Open në Top Channel, ku ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u perplas me moderatoren Eni Vasili.

Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Chanel Andi Bora.

Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblem, televizioni.

Kjo është dhunë, nuk preket gazetari- tha Eni Vasili.

Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellare këto banorë- tha Klevis Balliu.

Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë- iu kundërpërgjigj Eni Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora. Banorët e Unazës së Re kërkuan falje, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu nuk pranoi të kërkonte falje.

Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë- i tha Eni Vasili, Klevis Balliut.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, ku tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gazetarit. Nuk duhet të ndodhë- tha Bushati

Pas publicitetit Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku i thonte banorëve shpellarë.

SHPËRNDAJE