Euro 2020, a mund të luajë Kosova kundër Serbisë? UEFA merr vendim

Në dhjetor, Dublini do të organizojë gara kualifikuese për Euro 2020, qe do të luhen në dhjetë vende për herë të parë në histori.

UEFA ka njoftuar edhe për skuadrat të cilat nuk do të mund të gjenden në të njëjtat grupe.

Ekipi kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës nuk do të jetë në gjendje të luajë me Kosovën.

Ndërsa për shkak të poblemeve politike, mes vete nuk do të luajnë as Kosova me Serbinë.

Ekipe të tjera në këtë rang janë: Armenia – Azerbajxhani, Gjibraltari – Spanja, Ukraina – Rusia.

UEFA ka kohë që po përpiqet të mbrojë takimet e ndërsjella të shteteve me marrëdhënie të ngushta politike dhe çdo takim që konsiderohet takim me rrezik të lartë nuk do të mund të luhet.

SHPËRNDAJE