Facebook në aksion kundër Rusisë, ky është vendimi drastik

Facebook ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.

Faqet e fshira kanë debatuar politika nacionale dhe ndërkombëtare, duke bërë promovimin e kulturës dhe turizmit rus.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Llogaritë dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram.

Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

SHPËRNDAJE