Facebooku ‘korrigjon’ kufijtë: Serbët e nervozuar, Leskovci u del në Kosovë

Ka më shumë se një muaj, qëkur çdo publikim në Facebook nga Leskovci i Serbisë shënohet sikur është dërguar nga Kosova.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se, sipas ekspertëve të TI-së, gabimi qëndron në algoritëm.

Megjithatë, ndër banorët në rrjete shoqërore qarkullojnë tori të ndryshme komploti, sikur fjala është për sulme kibernetike nga Kosova e Shqipëria.

Ekspertët e TI-së megjithatë, me kusht anonimiteti, i kanë thënë gazetës së fjala është për paaftësinë e provajderëve në Serbi që ta zgjidhin këtë problem të cilin, siç thonë, Serbia e ka me adresat IP.

SHPËRNDAJE