Fadil Demiri: Në asnjë dokument nuk e kam parë FARK-un. Ky është komandanti që ndihmoj më së shumti ristrukturimin e UÇK-së

Njëri nga protagonistët e luftës së fundit në Kosovë, Fadil Demiri në një intervistë ekskluzive për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka folur për FARK-un, UÇK-në dhe Betejën e Koshares.

Ai ka dhënë një deklaratë tepër interesante për çështjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Formalisht, në asnjë document nuk e kam parë të shkruar FARK-un. Madje, as në Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga ana e Ahmet Krasniqit”, tha ai.

Bislim Zyrapi është njeriu i cili ka ërë më së shumti në ristrukturimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është Bislim Zyrapi.

“Mendoj që njeriu i cili ka kontribuar më së shumti në ristrukturimin e UCK-së është Bislip Zyrapi me grupin e tij”, tha Fadil Demiri, raporton Gazeta Blic.

Pas tij, ka shtuar ai, ka ardhur Naim Maloku me grupin e tij.

SHPËRNDAJE