Falimenton ekipi i njohur italian!

Pasi u eliminua në fazën e Play-off të Serie B nga Cittadella, Bari thuhet se tani përballet me falimentimin.

Tani La Repubblica është duke raportuar se çështjet financiare të klubit janë vetëm duke u thelluar, e € 5 milion euro janë të nevojshme brenda 10 ditëve për të shmangur falimentimin.

Për këtë arsye, Kreare Impresa, aksioneri kryesor, do të duhet të përpiqet të gjejë likuiditetin e nevojshëm, me planin e një takimi të aksionarëve.

Nëse ata dështojnë, Bari do të deklarohet i falimentuar./ORAinfo

SHPËRNDAJE