Familja po akomodohej në hotel, 10 vjeçari nga Kosova u mbyt në pishinë, dalin detajet të tmerrshme

Tragjedi në një familje kosovare që sapo kishte mbërritur për pushime në bregdetin e Adriatikut.

Familja nga Prishtina sapo kishte mbërritur në kompleksin turistik që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës për të kaluar pushimet verore. E ndërsa familja Tërnalla po akomodohej në dhomën e hotelit, 10-vjeçari është shkëputur për t’u futur në pishinë ku dhe ka humbur jetën.

Pushimet familjare janë kthyer në tragjedi, ndërsa nuk është ende e qartë pse nuk i është dhënë ndihma në kohë nga personeli apo pushuesit e tjerë që ndodheshin në pishinë. Fëmija është diktuar ndërsa ndodhej në fund të pishinës dhe atëherë në ndihmë i kanë ardhur të tjerët, po ka qenë vonë.

Policia vijon hetimet për nxjerrjen e përgjegjësisë për sigurinë në pishinë.

I vetmi punonjës që ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes ishte punëtori i shezlongëve, i cili sot ishte në ditën e parë të punës.

SHPËRNDAJE