Faruk Mujka: Do të jem zëri i juaj autentik dhe i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

Kandidati i VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Faruk Mujka, thotë se Kosova ka nevojë për ndryshime dhe se këtë mund ta bëjë vetën Lëvizja Vetëvendosje.

Ja postimi i Faruk Mujkës:

Të dashur aktivistë, anëtarë e simpatizant të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur familiar, bashkëqytetarë dhe miq nga Kosova, gjitha trojet shqiptare dhe Mërgata.

Lëvizja VETËVENDOSJE! pranoi kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe më këtë rast ndihem i nderuar dhe falemnderues për besimin e dhënë.

Republika e Kosovës ka nevojë për ndryshime, qytetarët janë të gatshëm dhe insistues për këto ndryshime dhe e shohin Lëvizjen VETËVENDOSJE! si të vetmen forcë dhe garancë që mund të i realizon këto ndryshime.

Me siguri se për mua prioritet do të ketë regjioni i Mitrovicës duke ditur specifikat e saj dhe rëndësinë e Mitrovicës për Kosovën në aspektin politik dhe ekonomik duke marr parasysh cenimin e sovranitetit territorial, fatin e shqiptarëve që jetojnë në veri dhe ata të cilët dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre, fatin e minatorëve dhe kombinatit Trepça, fatin e Liqenit të Ujmanit, fatin e Shalës së Bajgorës si regjion më i diskriminuar deri më tani nga institucionet qendrore.

Do të jem zëri i juaj autentik dhe i fuqishëm në Kuvend andaj kërkoj përkrahjen tuaj të parezervë për një të nesërme që sot jemi vetëm duke e ëndërruar.

ERDHI DITA.

#QeveriaKurti
#LëvizjaVETËVENDOSJE!
#FarukMUJKA028

SHPËRNDAJE