Fëmijët e lindur me prerje cezariane janë më të rrezikuar nga sëmundjet

Foshnjat e lindura me anë të metodës cezariane kanë një ndryshim tejet të ndryshëm të baktereve në krahasim me ato, që kanë lindur në mënyrë natyrale, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe medojnë se më në fund mund ta shpjegojnë se pse foshnjat e lindura me metodën cezariane kanë probleme shëndetësore gjatë jetës.

Çfarë janë bakteret e organizmit të brendshëm dhe sa të rëndësishme janë ato?

Sipas disa biologëve, organizmi jonë konsiderohet të jenë një ekosistem, ku rreth gjysma e qelizave të trupit përbëhet nga mikrobet, bakteret, viruset dhe këpurdhat. Shumica e tyre jetojnë në sistemin e zorrëve dhe kolektivisht janë të njohura si mikrobioma e organizmit.

Kjo mikrobiomë është e lidhur me shumë sëmundje, duke përfshirë alergjitë, obezitetin, sëmundjet inflamatore sëmundja e Parkinsonit.

Studimi i fudit edhe një herë tregon lidhshmërinë në mes të mikrobimës së organizmit, mënyrës së lindjes së foshnjave si dhe sëmundjeve të ndryshme. /Gazeta Express

SHPËRNDAJE