FFK merr vendim për ndërprerjen e ndeshjes Ballkani – Vushtrria

Komisioni i Garave i FFK-së ka hapur procedurë për dy klubet e Ligës së Parë, Ballkanin dhe Vushtrrinë për shkak të sjelljeve të dhunshme të tifozerive në derbin e së dielës që përfundoi 0:0.

Derbi ishte ndërprerë për rreth 20 minuta për shkak të përleshjes së tifozëve.

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

Ndaj KF Ballkani (motivi- lëshim në organizim e ndeshjes Ballkani – Vushtrria ku në min. e 54 pati hedhje të sendeve, shisheve pvc në mënyrë reciproke në drejtim të shikuesve mysafirë, ku edhe shikuesit mysafirë i kthyen gjuajtjet në të njëtën masë dhe si pasojë e kësaj ndeshja është ndërprerë për 18 min.) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

Ndaj KF Vushtrria (motivi- shikuesit mysafirë hodhën gjësende dhe shishe pvc në drejtim të shikuesve vendas dhe si rrjedhojë e kësaj ndeshja Ballkani – Vushtrria, është ndërprerë për 18-min, e zhvilluar në Prizren me datë 05.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia” Lulzin Neziri me nr lic 17 dhe nr ID 004900M98 (motivi-ndëshkim me kartonin e kuq, ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes Hajvalia- Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia “ Albinot Kosumi me nr lic 05 dhe nr ID 004938M00 (motivi- ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes KF Hajvalia – KF Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Ndaj lojtarit të KF Trepça, Arben Mustafa me nr lic 9 dhe nr ID 002835m94 (motivi – sharje e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Hajvalia – KF Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Ndaj kryetrajnerit të KF Hajvalia, Agim Maliqi me nr lic 006486M76 (motivi-ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes). Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

SHPËRNDAJE