Filloi ndërtimi i palestrës së sporteve në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë

Në hapësirën afër Shkollës “ Lumni Surdulli “ në fshatin Samadrexhë ka nisur ndërtimi i palestrës sportive. Kompania e kontraktuar “ EuroBesi “ ka filluar gërmimin e dheut për themelet e objektit
Kryetari Komunës, Bajram Mulaku, zyrtarë nga DKKRS , përfaqsues të fshatit dhe banorë, kanë nisur të parit punët dhe nga afër janë njoftuar me ecurinë e punëve që do të zhvillohen në ndërtimin e këtij objekti. Kryetari Mulaku u shpreh se palestra sportive i ka munguar Samadrexhës,këtij fshati me traditë dhe plotë suksese në sportin e hendbollit. Ai me këtë rast ka përgëzuar banorët e ketushëm se palestra është një objekt shumë funksional që do të ju shërben sportistëve të të gjitha kategorive e llojeve të ndryshme sportive dhe njëkohësisht edhe për zhvillimin e aktiviteteve kulturore artistike.Objekti do të ketë fusha me standarde për sportet përkatëse si: hendboll, basketboll, volejboll etj, ndërsa do të ketë rreth 400 ulëse. Për ndërtimin e objektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë rreth 780 mijë euro,ndërsa pritet të kryhet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

SHPËRNDAJE