Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së, pritet të diskutohet koalicioni me LDK-në!

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, është duke  zhvilluar mbledhjen e saj, të thirrur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim pritet të diskutohen disa nga temat aktuale në vend, siç janë pandemia, koalicioni me LDK-në dhe dialogu me Serbinë.

Mbledhja po mbahet pa praninë e medieve, mirëpo pritet që mbas mbledhjes kryetari Ramush Haradinaj të mbajë konferencë për media.

SHPËRNDAJE