Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Për shkak të mungesës së kuorumit, disa herë këto pika nuk kanë arritur të miratohen.

Në rend të ditës në seancë e sotme është edhe: Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara si dhe Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

SHPËRNDAJE