Fiton zgjedhjet kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi një muaj më parë

Fiton zgjedhjet kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi një muaj më parë

Një kandidat për Kongresin në Dakotën e Veriut, i cili muajin e kaluar ndërroi jetë nga koronavirusi, ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.

Republikani David Andahl vdiq në moshën 55-vjeçare, por u zgjodh për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti.

Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.