Fjalët e para të Shkëlzen Maliqit për rezultatet e Exit poll-it

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, do të publikohen rezultatet e Exit Poll-it.Shkëlzen Maliqi ka bërë të ditur se deri më tani 85 për qind e Exit poll-it tashmë ka përfunduar dhe zhvillime interesante do të ketë pas orës 19:00.“Kjo është vala e tretë e mbledhjes së të dhënave, jemi tu i mbledhë të dhënat.

Do t’i fusim në sistem dhe do të shohim se si do të dalë rezultatin. Pos votës për kryetarin e komunës, kemi mbledhur edhe të dhëna të tjera, deklarata të qytetarëve se si ka shkuar procesi zgjedhor. Tashmë është bërë rregull që të shkojë ashtu. Presim që procesi të vazhdojë ashtu.

Në disa vende ka edhe presione, rezultati është i ngushtë, por nuk mund të jap tani të dhëna të tjera. Në qershor e tetor ka pasur befasi. Do të kemi pjekuri të elektoratit këtë herë”, tha Maliqi në Klan Kosova./periskop