Flamuri i Kosovës gjithandej në Azerbajxhan

Flamuri i Kosovës është vendosur gjithandej në Fshatin Olimpik në Azerbajxhan, nga garuesit e rinj të cilët po e përfaqësojnë atdheun në Festivalin Olimpik Evropian Baku 2019.

Kosova është duke u përfaqësuar nga garuesit e vet në disa sporte në këtë festival, me tenistët që i zhvilluan garat sot gjatë ditës.

Tenistët kosovarë, megjithatë, lanë shumë për të dëshiruar pasi u mposhtën në rrethin e parë të garave.

Fresk Sylhasi

Fresk Sylhasi nuk arriti të kalojë garuesin me shumë përvojë të Zvicrës, Mrika Brunolds, nga i cili u mund 2:0 në sete (6:1, 6:1), në rrethin e parë.

Forta Morina

Tenistja Forta Morina u mposht nga Chelsea Fontenel të Zvicrës. Ajo u mund 2:0 në sete (6:0, 6:0) në raundin e parë.

Vesa Gjinaj

As Vesa Gjinaj nuk arriti të kalojë raundin e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Baku 2019. Vesa u mund nga Melisa Senli (Turqi), 2:0 në sete (6:1, 6:1).

Megjithatë, pamje të mira nga Baku vijnë prej Fshatit Olimpik aty ku flamuri i Kosovës po valon gjithandej. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE