Flasin familjarët e Aziz Kelmendit i cili vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak

Kelmendi ishte vrarë në vitin 1987, 6 ditë para se ta përfundonte shërbimin ushtarak

Fotografitë e varura në mur i ka mbetur kujtimi i vetëm për djalin. Prandaj, Sala Kelmendi, ka dëshirë që portretin e Azizit të ndjerë t’ia tregojë secilit mysafirë që shkon në shtëpinë e saj në Prizren.

78 vjeçarja që në vitin 1987 varrosi djalin e saj të vrarë 6 ditë para se ta përfundonte shërbimin ushtarak, tregonte për historinë e ditës së kobshme.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Azizi e kishte paralajmëruar nenën e tij për atë se çka do të ndodhte me të e djemtë tjerë shqiptarë.

Gjatë pushimeve nga shërbimi ushtarak, Azizi student i Juridikut, bisedonte me nënën për shqetësimet që e përcillnin në ushtri.

Për krimin e kryer në kazermën ushtarake ku u vranë 4 ushtarë serbë dhe 5 u plagosen të tjerë, e për të cilin është ngarkuar Aziz Kelmendi, familja e tij as sot e kësaj dite nuk e di se kush në të vërtetë e ka kryer.

Edhe vëllai i Azizit, Hajriz Kelemendi që sot punon si zyrtarë ligjor në zyrën e Avokatit të Popullit në Prizren, thotë se vrasja në vitin 1987 në Porterqan, ishte inskenim.

Në atë kohë, ushtria jugosllave nuk i kishin lejuar familjen ta shohin arkivolin.

Pushteti i asaj kohe po ashtu i kishte ndaluar njerëzit te dilnin ne varrim.

Për familjen ishte një goditje e madhe vrasja e Azizit i cili po planifikonte që pas ushtrisë ta vazhdonte studimet në Fakultetin Juridik.

Familja e Aziz Kelmendit, krenare me djalin e saj, sot e atë e dite nuk e di sigurt situatën në të cilën ka vdekur djali i tyre.