Flet Agim Çeku, Ja kur do udhëtojë për intervistim nga Gjykata Speciale!

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë edhe për ish-komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku.

Në një bisedë të shkurtër për Gazeta Blic, Çeku ka konfirmuar se ftesa për të, është në cilësinë e të dyshuarit, teksa ka bërë të ditur se do të udhëtojë për intervistim me datën 28 Shtator.

“Po është e vërtetë. Ftesa më ka ardhur nga Gjykata Speciale gjatë ditës së djeshme dhe do të udhëtojë me 28 Shtator”, ka thënë shkurt Çeku.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, është në mesin e shumë personaliteteve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Çeku pas luftës për shumë vite ka qenë Komandant i TMK-së, pastaj për gjysmë mandati ka ushtruar funksionin e kryeministrit të vendit dhe më pas edhe deputet i Kuvendit.

SHPËRNDAJE