Flet kryetarja e Gjykatës Speciale, ky është premtimi i saj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova, tha për BIRN se gjykata e re nuk ka njëanshmëri etnike, do të mbrojë dëshmitarët e saj nga kanosja dhe do të vendosë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

Në intervistën e saj të parë si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjyqtarja Ekatarina Trendafilova tha për BIRN se gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të jetë etnikisht e njëanshme pasi do të gjykojë vetëm kriminelët e dyshuar, jo vetë organizatën guerilase.

Trendafilova premtoi gjithashtu se gjykata do t’i mbrojë si duhet dëshmitarët – një dështim në përpjekjet e mëparshme për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe shprehu shpresë së puna e saj do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Trendafilova ka vendosur në rastet e drejtësisë penale ndërkombëtare. Para se t’i bashkohej Dhomave të Specializuara të Kosovës, ajo ishte gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një eksperiencë që ajo e cila ajo beson se do të përfitojë në rolin e saj të ri.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE