Flet Prokuroria për rastin e personit qe ra nga ndërtesa 44 katëshe

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, pasi ka rënë nga ndërtesa që njihet si “44 katëshe”.

Dyshohet si personi që ka vdekur ka qenë punëtor në ndërtesë, ndërsa tashmë prokuroi gjendet në vendin e ngjarjes.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ndërkaq orë më parë Policia Rajonale e Prishtinës e ka konfirmuar për Express se pasditën e sotme një person ka vdekur në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’44-katëshe’.

Mediat kanë raportuar se personi është punëtor 55-vjecar. /Express/

SHPËRNDAJE