Flet vllai i Nazim Bllacës, ja çfarë thotë ai?

I shumë komentuari Nazim Bllaca, i cili thuhet se ishte agjent i BIA-s serbe nga viti 1997, i cili për dy vite u përgjua nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendndodhjen e Bllacës e ka konfirmuar vëllai i tij, i cili madje ka treguar se atij i është dhënë leja e përhershme.

“Ai ka kohë që është atje me leje të përkohshme, mirëpo tani i është dhënë leja e përhershme. Ne sot si familje jemi të njoftuar përmes telefonit sepse ai ende e ka të kufizuar komunikimin duke pasur parasysh statusin e tij”.

Tutje ai për Indeksonline ka thënë se kontaktet e Bllacës me familjarë janë të rralla edhe atë përmes palës së tretë, pasi kjo sipas tij është për të mirën dhe sigurinë e tij.

SHPËRNDAJE