“Flokëkuqen do e pështyja në fytyrë”, Melisa i përgjigjet Fationit pas deklaratës së rëndë

Fation Kuqari, ish-konkurrenti i Për’puthen, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Glamour Zone”.

Fationi bëri një deklaratë të fortë për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisën, ku u shpreh se do ta pështynte në fytyrë.

“Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa u menduar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa.

Fjalët sigurisht që kanë shkuar edhe në veshin e Melisës, e cila reagoi “ftohtë” nëpërmjet një videoje në InstaStory.

Ajo publikoi një moment gjatë emisionit në debat e sipër me Fationin, të cilit i tregonte me gjeste se s’dëshironte të merrej më fare me të dhe ‘nuk e llogariste’.

Kaq i ka mjaftuar Melisës si përgjigje për ish-konkurrentin e Për’puthen, i cili ka dhënë edhe deklarata të tjera të forta për të.