Fondacioni ‘Heritage’: SHBA ka sakrifikuar gjak e thesar për paqe në Ballkan, duhet të pyetët për çdo zhillim

Për një periudhë të shkurtër, Washingtoni ka emëruar dy Përfaqësues Special për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke lënë të nënkuptohet se Amerika e dëshiron me gulm një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

SHBA’ja ka sakrifikuar gjak e thesar që nga të nëntëdhjetat për të siguruar paqen në Ballkan – dhe duhet të pyetet në çdo zhvillim madhor në rajon. Caktimi i Ambasadorit Grenell si i Dërguar Special për bisedimet mes Kosovës e Serbisë dërgon mesazhin e qartë të angazhimit të vazhdueshëm të SHBA’ve.

Ndërkohë Fondacioni ‘Heritage’ ka publikuar një listë me parime të cilat mund t’i ndihmojnë Richard Grenellit derisa merret me çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky fondacion problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e konsiderojnë si një çështje mjaftë delikate, dhe kanë dhënë pesë pika në të cilat Grenell duhet të bazohet meqë ka përveshur mëngët për t’iu futur punës.

Instruksioni i parë për Grenell është një këshillë në të cilën thuhet se në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, duke i bërë thirrje përfaqësuesit special të SHBA-së që të jetë syhapur.

Dhe ndër të tjera i jepet porosi Përfaqësuesit Special, të ushtrojë detyrën që i është përcaktuar dhe jo të vizatojë kufijtë e Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE