Fondi i “3 përqindëshit” dhe “Vendlindja Thërret” përplas Abelard Tahirin dhe Driton Selmanajn

Anëtari i LDK’së Driton Selmanaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka shpërthyer në akuza për PDK’në duke iu drejtuar Abelard Tahirit që është përfaqësues i PDK’së në këtë debat. Selmanaj filloi me akuzat për fondin “Vendlindja thërret” pasi Tahiri akuzoi LDK’në se anëtarët e LDK’së po përballen me drejtësi për fondin e 3%’shit.

“Po na akuzoni për tema para 30 vjetëve, e me u kthy na me akuza për fondin “Vendlindja Thërret”?, është shprehur Selmanaj.

E pas kësaj, filloi me akuza për Qeverinë PAN, duke e krahasuar me qeverinë të viteve 99.

“Kjo qeveri është qeveria e vitit 99’, sepse janë eksponentët e njëjtë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj përmendi problemet e kësaj qeverie me bashkësinë ndërkombëtare dhe të rinjtë që po emigrojnë jashtë vendit.

“Kjo qeveri na prishi me bashkësinë ndërkombëtare në momentin që erdhën në pushtet, e pastaj prodhuan gjeneratën e katërt të emigrantëve”, akuzoi Selmanaj.

E Tahiri iu kundërpërgjigj Selmanajt duke e akuzuar për të njëjtën gjë Qeverinë Mustafa.

“E gjenerata e Isa Mustafës? Ne nuk kemi pasë asnjëherë emigrantë më shumë asnjëherë që nga vitet 90’ta?”, tha Abelard Tahiri.

SHPËRNDAJE