Foto ekskluzive nga Merdarja ku u kapën 12 kilogramë drogë

Mbi 11 kilogramë substancë narkotike është gjetur dhe konfiskuar të dielën në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Substanca narkotike është gjetur në një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila mban linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër evropian.

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka thënë se gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve dhe valigjeve të tyre kanë hasur në tri çanta ku në to kishin qenë 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje, ku në brendësi të tyre janë gjetur  (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë  me peshë 11 kg e 65 gramë.

Gazeta Express ka siguruar disa fotografi ku shihen çantat në të cilat është gjetur droga.

Në lidhje me rastin, të dielën është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, përderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

SHPËRNDAJE