Fotografi të rralla nga jeta në Kosovë, në vitet e 90-ta

Fanny Sarri një fotografe e njohur greke kishte vizituar Kosovën, në vitin 1992 duke realizuar një set të fotografive me subjetkt mënyrën e jetesës së shqiptarëve në atë vit, shkruan FMimages.net

Ajo kishte realizuar foto në disa lokacione të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Podujevë dhe Pejë.

Qëllimi i fotografes greke ishte të pasqyronte mënyrën e jetës së shqiptarëve në ish Jugosllavi. Siç shihet në foto shqiptarët bënin një jetë të varfër dhe të prapambetur krahasuar me vendet Perëndimore.

Kosovë 1992:  Në rrugën nga Prizreni në Prishtinë, transportet me karroca janë ende të shpeshta, madje edhe gjatë dimrit.
Prishtinë 1992: Tregu i kfashëve
Prishtinë 1992: Tregu i kfashëve
Pejë 1991
Prishtinë 1996
Has, Prizren 1992: Gra dhe ëmijë duke u transportuar me kamion
Has, Prizren 1992: Gratë nga Hasi duke vallëzuar në një dasëm në Has
Babai Bokes 1992: Këngë me qifteli në një dasëm
Babai Bokes 1992: Bakllava e përgatitun për dasmë
Has 1992: Këto gra mbajnë një copë druri në shpinë, e cila është e mbuluar nga një bisht me shumë ngjyra, të endura në vegjë si kostumet e tyre. Është gjithashtu e dobishme kur u sjellin ushqim burrave të tyre në fusha dhe mbajnë fëmijët e tyre në të njëjtën kohë.

Prizren 1992: Gratë nga Hasi duke pritur në stacionin e autobusëve të Prizrenit. Për to, dita ideale për të vizituar Prizrenin është e mërkura, dita e tregut javor.

SHPËRNDAJE